MENU
klinika

"U lidh për famë dhe para"

Isaac Carew ‘thumbon’ hapur Dua Lipën!

14.07.2019 - 12:51

Lidhja e re e Dua Lipës me vëllain e motrave Hadid, Anwar është kthyer në një prej lidhjeve më të përfolura në showbizz.

Dhe sigurisht mund të themi me bindje se lidhja e tyre po bëhet serioze, pasi dy motrat e Anwar, Gigi dhe Bella, nisën të ndjekin Dua Lipën në Instagram.

Madje, Gigi e shoqëroi të vëllain në njërin prej koncerteve të Duas.

Mirëpo, jo të gjithë janë dakort me lidhjen e re të këngëtares.

Shumë prej ndjekësve në rrjete sociale kanë shkruar se Dua shkonte më shumë si çift me Isaac, sesa me Anwar.

Ndërkohë që këngëtarja shijon romancën e re, Isaac ka bërë një postim thumbues në profilin e tij në Twitter dhe të gjithë po mendojnë se e ka me Duan.

“Për aq kohë sa e dini (emoji gjarpri). Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh.”– shkruan Isaac në postim, pa sqaruar asgjë më tepër për këtë thumb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shitje albumesh në përmasa globale

Dua Lipa thyen rekord me albumet e saj