MENU
klinika

Publikon bisedën

Ish i dashuri i Kylie Jenner surprizon Armela Hysin!

03.07.2019 - 14:30

Armela Hyseni, një nga ish-banoret e “Big Brother Albania” e cila që pas përfundimit të reality show-t të njohur u bë shumë e famshme.

Pavarësisht se që nga pjesëmarrja e saj kanë kaluar disa vite, Armela vazhdon të jetë shumë aktive në jetën e saj publike dhe përflitet gjatë në mediat rozë.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar në Instastory disa video ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e hitit të fundit të Tyga dhe Dj Snake, “Loco Contigo”.

Ish banorja ka bërë tag artistët në fjalë dhe ata nuk kanë vonuar të reagojnë me disa ikona që tregojnë se performanca e Armelës ju ka pëlqyer.

E entuziazmuar për këtë, Armela i ka publikuar në Instastoy fotot e reagimeve të këngëtarëve.

Pak kohë më parë Armela ka nisur karrierën e saj si këngëtare duke publikuar projekti e saj të parë “Thirrëm”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN