MENU
klinika

“Blloku”

Isuf Kalo: Ju tregoj Enverin që nuk keni njohur

12.07.2019 - 16:12

      Isuf kalo, mjeku personal i diktatorit Hoxha, sjell një rrëfim të rrallë të jetës në ‘Bllok’, bashkë me një portretizim të figurës së udhëheqësit të shqiptarëve, duke treguar jetën brenda rrethimit dhe personazhet që shënjuan jetën e shqiptarëve, për më shumë se 40 vjet diktaturë.

Me titullin “Blloku”, mjeku Kalo sjell për lexuesin anët e panjohura të diktatorit, me një humanizëm të pashoq dhe duke shpjeguar atë çfarë ka ndodhur, pa subjektivizëm.

 

 

 

Sipas shumë intelektualëve që e kanë lexuar dorëshkrimin, libri vjen autentik sa i takon ngjarjeve të kohës, nën përshkrimin me mjaft pozitivitet dhe autenticitet të asaj periudhe, sjellë nga profesori i njohur.

 

 

 

Vetë mjeku Isuf Kalo, është shprehur për lexuesin, se ky libër ka për qëllim zbardhjen e errësirës që mbizotëronte ngrehinën që udhëhoqi shqiptarët duke portretizuar personazhet pa mllef, pa inat, por ashtu siç ai i ka parë në realitet. Kalo shpreson se me këtë libër, do të ndihmojë më shumë brezin e ri, si dhe në një atmosferë më paqësore sociale, në Shqipërinë e sotme, si një domosdoshmëri aktuale.

 

 

 

 

Gjatë ceremonisë së promovimit, morën pjesë ish-kryeministri Berisha, intelektualë, publicistë dhe gazetarë, të cilët e vlerësuan këtë botim si risi në tregun e botimeve shqiptare.