MENU
klinika

E konfirmuar data

Ja kur martohen Blero dhe Afrona Dika!

01.07.2019 - 14:50

Pas shumë ulje-ngritjesh ata do i thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni që do të zhvillohet në zonën e Ranës së Redhun, Shëngjin. 

Prej disa kohësh dyshja e njohur e ekranit Afrona Dika dhe Blero Muharremi zbuluan për publikun se këtë vit do të celebrojnë dashurinë e tyre me martesë.

Dyshja ka zbuluar se në dasmë do të kenë rreth 600 të ftuar dhe mes tyre do të ketë edhe personazhe të njohur të ekranit.

Pak javë më parë Afrona ndodhej në ishullin grek, Santorini, ku organizoi festën e saj të beqarisë, megjithatë mes këtyre detajeve ata na kishin mbajtur ende sekret datën e dasmës.

Por për të gjithë ata që janë bërë kuriozë, Afrona ka zbuluar se dasma do të zhvillohet më 21 shtator 2019.

Afrona ka zbuluar gjithashtu se në ditën më të rëndësishme të saj, ajo do të ndryshojë 3 fustane që me siguri do e i ketë zgjedhur me shumë kujdes. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Së bashku për Skënderbeun”

Artistët shqiptarë koncert në Itali