MENU
klinika

Microsoft e zbulon gabimisht

Ja si do të jetë menuja e re Start në Windows 10

25.07.2019 - 12:45

Sot Microsoft gabimisht zbuloi atë që mund të jetë një menu Start e re në Windows.

Kompania aksidentalisht ndau një ndërtim të brendshëm të Windows 10-ës me Programin Insider raportoi Windows Central.

Ndryshimi më i madh i këtij ndërtimi është menuja Start e ridizajnuar e cila heq titujt e aplikacioneve në vend të një rrjeti koordinativ aplikacionesh.


Menuja e re Start gjithashtu ka një fushë kërkimi në krye të saj ku mund të kërkohet jo vetëm aplikacione por edhe direkt në ueb.

Ka një hapësirë aplikacionesh të sugjeruara e cila mund të rekomandojë aplikacione bazuar në programet që përdorni më së shumti si dhe ofron mbështetje për dark mode. Ndryshimet mund ti shikoni në videon e publikuar nga Windows Central por dizajni i menusë nuk është i përfunduar që do thotë se nuk është punuar për publikun.

Ndërtimi është vetëm për përdorim të brendshëm de nuk ka garanci që këto ndryshime të ndahen me publikun. Por besohet se është menuja e re për sistemin operativ modern të premtuar nga Microsoft.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!