Moderatorja Floriana Garo na habiti pak, kur na tha se është sërish shtatzënë, por sigurisht që të gjithë i gëzoi ky lajm i pritjes së ëmbël të bebushit të saj të dytë.
Bukuroshja shqiptare dha lajmin e bukur në fillim të qershorit e ftuar në emisionin “Rudina” ku foli me detaje rreth jetës së saj personale.
Ajo madje tregoi edhe gjininë që dëshiron të ketë foshnja që pritet të vijë në jetë, kur tha se do që të bëhet nënë e një djali së shpejti.
E ndërkohë që në këtë moment ajo mund të ketë mësuar gjininë, pasi ka hyrë në tremujorin e dytë të shtatzënisë, Floriana na tregoi sesi duket.
Moderatorja ka publikuar disa foto ku shfaqet e super formë dhe na duhet të themi se asgjë nuk ka ndryshuar për të, të paktën në pjesën e fytyrës.
E bukur dhe e freskët si gjithnjë Floriana shkëlqen dhe me siguri meritat i ka nuri i shtatzënisë, ndonse ne donim një pak më të dukshme të barkut të saj.