MENU
klinika

Deklarata

“Janë shkatërruar 12 grupe kriminale”, Lleshaj bën bilancin

02.07.2019 - 14:19

Gjatë një takimi që u zhillua sot me drejtues të policisë së shtetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë një bilanc të punës.

Gjatë fjalës së tij, Lleshaj tha se deri më tani janë shkatërruar 12 grupe kriminale.

Fjala e Lleshajt:

“Lufta kundër krimit të organizuar ka shënuar rezultate shumë të rëndësishme dhe inkurajuese.

Dy grupe të rrezikshme kriminale janë shkatërruar, ngjarje të vjetra kriminale janë zbardhur , bashkëpunimi operacional me partnerët është thelluar.

12 grupe të organizuara kriminale janë shkatërruar gjatë kësaj periudhe dhe 125 anëtarë të tyre janë arrestuar.

205 armë zjarri janë sekuestruar gjatë kësaj periudhe.

Flukset e rritura turistike janë menaxhuar me profesionalizëm dhe koha e pritjes në pikat kufitare të vendit është reduktuar në mënyrë të ndjeshme.

Për këtë 6-mujor e kaluan kufirin tonë në hyrje-dalje rreth 9.5 milionë qytetarë.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër ishte rreth 8.5 milionë.

Pra kemi një rritje të konsiderueshme afër 10 % në flukset e lëvizjes në kufijtë tanë”, u shpreh ai.