MENU

Ambasadori britanik në SHBA

Jep dorëheqjen ambasadori që quajti Trumpin ‘të paaftë’

10.07.2019 - 17:21

Sir Kim Darroch ka dhënë dorëheqjen si ambasador i Britanisë së Madhe në SHBA, pas diskutimeve në lidhje me emailet e zbuluara ku presidenti amerikan  cilësohej si ‘i paaftë’.

Theresa Maz tha se largimi i Sir Kim ishte “një çështje  per tu ardhur keq” pasi ambasadori tha se ishte “e pamundur” që ai të vazhdonte.

Ndërkohë, një ministër tha se Boris Johnson nuk e kishte mbështetur plotësisht atë.

Presidenti Trump tha të hënën se SHBA nuk do të merrej më me Sir Kim. Trump tha: “Nuk e njoh ambasadorin. Nuk do të merremi më me të. Lajm i mirë për Mbretërinë e Madhe të Mbretërisë së Bashkuar është se ata së shpejti do të kenë një Kryeministër të ri”

Postimet e Trump në Twitter janë një shenjë se pakënaqësia e Trump me Darroch është intensifikuar qëkur u tha gazetarëve të dielën: “Ne nuk jemi tifozë të mëdhenj të atij njeriu dhe ai nuk ka shërbyer mirë në Britani të Madhe”.

Presidenti amerikan e kishte quajtur atë “një djalë shumë budalla” pasi u shfaqën emailet ku ambasadori e kishte thirrur administratën e tij “të ngathët dhe të paaftë”.

Në një letër në Zyrën e Jashtme, Sir Kim tha se donte t’i jepte fund spekulimeve për pozicionin e tij: “Situata aktuale po bën të pamundur që unë të mos kryej rolin tim si unë do të doja’’.

Zonja May tha se Sir Kim kishte mbështetjen e plotë të kabinetit.

Ajo foli për rëndësinë e “mbrojtjes së vlerave dhe parimeve tona veçanërisht kur ata janë nën presion”.

Gjatë një karriere diplomatike 42-vjeçare, ai është specializuar në çështjet e sigurisë kombëtare dhe në politikën e Bashkimit Evropian. Në vitin 2007, Sir Kim shërbeu në Bruksel si përfaqësues i përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar në BE.

Ai ishte këshilltari i kryeministrit për sigurinë kombëtare midis 2012 dhe 2015, dhe u mor me çështje të tilla si ngritja e grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, aneksimi rus i Krimesë, kërcënimi bërthamor nga Irani dhe rënia e autoritetit qeveritar në Libi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasadori që e quajti 'të paaftë'

Trump: Nuk do të merremi më me ambasadorin britanik

"Administrata Trump, e paaftë"

May kundërshton ambasadorin britanik në SHBA