MENU
klinika

Detaje nga "festa e çmendur"

JLO ndërpren koncertin, surprizë ditëlindjeje për Alex-in

29.07.2019 - 13:15

Pak ditë pasi festoi 50-vjetorin e saj, JLo pati një tjetër festë dhe këtë herë ishte radha e partnerit të saj!

Alex Rodriguez festoi dje ditëlindjen e tij të 44-rt dhe kjo ditë speciale e gjeti pranë partneres së tij.

Jeniffer po mban turneun muzikor “It’s My Party” anembanë botës dhe pranë kishte dje edhe gjysmën e saj. Ajo ndërpreu koncertin në Miami, Florida, për t’i kënduar Alex-it këngën e ditëlindjes së bashku me mijëra persona të pranishëm.

Alex mbeti i befasuar ndërsa vazhdimisht puthte JLo-në dhe fëmijët e tij. Në skenë mbërriti dhe një tortë gjigante me emrin e tij dhe një shkop bejsbolli.

 

Më pas JLo e publikoi videon e surprizës në Instagram me disa fjalë zemre:

“Duke festuar për ty sot dhe çdo ditë dashuria time … S’ka si ti, ti je stuhia ime dhe qetësia ime në mes të stuhisë … faleminderit që je një dritë kaq e bukur në jetën time … duke të uruar ditëlindjen më të bukur!!! Gëzuar ditëlindjen 13!”

Epo paska qenë periudha e ditëlindjeve të çmendura ashtu siç vetëm JLO di t’i festojë.