MENU
klinika

"S'ka pushime për të"

Jonida Vokshi tregon detajet e dasmës së shumëpritur…

28.07.2019 - 16:56

Të gjithë e dimë se Jonida Vokshi do martohet këtë shtator dhe sërish ajo ka vendosur që të flasë rreth më shumë detajeve për dasmën…

“S’ka pushime për mua, sepse në shtator vjen një tjetër projekt i rëndësishëm: Dasma. Jam shumë e lumtur që përpos dashurisë së publikut të Prishtinës që më dha ‘O sa mirë’, gjatë xhirimeve pata rastin të njihem dhe me Besnik Krapin, i cili në shtator do të bëhet bashkëshorti im.

Në fakt, nuk e kam menduar ndonjëherë, nuk e kam pasur në ëndrrat e mia martesën apo dasmën, ceremonitë apo traditat.

Por kjo rrodhi natyrshëm dhe kështu natyrshëm dua të shkojë e gjithë gjëja. Nuk dua asnjë gjë të paramenduar, të ëndërruar, dua gjithçka thjesht e bukur, ashtu siç rrodhi dhe historia ime me Besnikun, deri tani në këtë pikë të finalizuar.

Nuk e di si e keni ju kur bëni dasmat: veç e veç apo një të përbashkët. Ne po bëjmë një të përbashkët dhe zakonet duhet të jenë të përbashkëta, por ne do ta bëjmë jashtë zakoneve.”

Ka qenë ky rrëfimi më më i fundit i Jonidës në lidhje me dasmë, tashmë, të shumëpritur…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN