MENU
klinika

CNN: Kosova, një magjepsje e panjohur

Ju lodh Venecia, Parisi, apo Amsterdami?

25.07.2019 - 18:30

      “Duke parë se numri i madh i turistëve nuk po shënon ulje, në destinacionet më të famshme në Evropë, asnjëherë s’ka qenë kohë më e mirë për të gjetur mundësi të tjera të mrekullueshme, që tërheqin më pak vizitorë” – CNN, e ka përfshirë Prishtinën, në mesin e 20 qyteteve të bukura evropiane, pa gati asnjë turist.

 

 

 

 

Mediumi prestigjioz amerikan, u drejtohet lexuesve me pyetjen, se “a duan t’u ikin turmave me turistë në qytetet si Venecie, Paris, apo Amsterdami?”. Duke ofruar listën e qyteteve më të bukura evropiane, me fare pak turistë, CNN përfshin këtu edhe kryeqytetin e Kosovës.

Me përshkrimin për secilin qytet, në rastin e Prishtinës, përmendet Muzeu Etnografik, ai Kombëtar, si dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

 

 

 

 

“Kryeqyteti i Kosovës, zakonisht nuk është në majat e listës së shumicës së turistëve, por nuk ka arsye për të mos vizituar këtë qytet magjepsës. Teksa Prishtina mund të ketë qenë sinonim i luftës 20 vjet më parë, ajo pësoi transformim të madh që nga ajo kohë, me ngritjen e çuditshme të ndërtesave. Muzeu i mrekullueshëm etnografik ‘Emin Gjiku’, ia vlen të eksplorohet në një mëngjes, njëjtë siç është edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës. Biblioteka unike e Universitetit të Prishtinës, do t’i magjepsë adhuruesit e arkitekturës, teksa ata që duan të qetësohen, mund ta gjejnë atë në pishinën e madhe në parkun e Gërmisë, që gjendet në veri të qytetit”, – thuhet në përshkrimin për Prishtinën.

 

 

 

 

Krahas kryeqytetit të Kosovës, CNN rendit në këtë listë edhe qytete të njohura evropiane:  Orange (Francë), Norëich (Angli), Aarhus (Danimarkë), Antëerp (Belgjikë), Hagë (Holandë), Sarajevë (Bosnje), Malmo (Suedi), Aberdeen (Skoci), Bern (Zvicër), Ëroclaë (Poloni), Tbilisi (Gjeorgji), Minsk (Bjellorusi), Yerevan (Armeni), Cluj-Napoca (Rumani), Debrecen (Hungari), Ankara (Turqi), Plovdiv (Bullgari), Trondheim (Norvegji), Torino (Itali), janë qytetet tjera në këtë listë, përpos Prishtinës.

 

 

 

 

 

“Kryeqyteti i Kosovës, zakonisht nuk është në majat e listës së shumicës së turistëve, por nuk ka arsye për të mos vizituar këtë qytet magjepsës”, – cilëson CNN.

“Biblioteka unike e Universitetit të Prishtinës, do t’i magjepsë adhuruesit e arkitekturës”

Përvjetori i lindjes së Dritëro Agollit

Shtëpia e shkrimtarit hapet si muze për vizitorët

Ngjarje tragjike që tronditi qytetin e “Luleve të Verës”!

Misteri i vdekjes së filantropit të famshëm korçar

Një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë

“Mjegulli i dashurisë”

Aktorja që shkriu mbi 180 role

89 vite nga lindja e Melihate Ajetit