MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Justin Bieber kundër Taylor Swift: Tani e kalove cakun

01.07.2019 - 11:30

Këngëtarja Taylor Swift është duke u përballur me disa probleme serioze lidhur me karrierën e saj dhe shkak për këtë është bërë ish-menaxheri Scooter Braun.

Scooter ka kërkuar të drejtat e shitjes së disa këngëve të këngëtares që janë prodhuar gjatë kohës kur ata bashkëpunonin. Taylor menjëherë reagoi në një postim në Twitter ku tregonte indinjuar se kjo nuk ishte aspak normale.

Këngëtarja tregoi se gjatë kohës kur punonte me Braun ka qenë e bullizuar dhe ai përpiqej në çdo moment të përfitonte nga ajo.

Më pas, këngëtarja postoi në Instagram një screenshot të një videoje ku shfaqej Justin Bieber, Sooter Braun dhe Kanye West që talleshin me Taylor-in.

“Ky është Scooter Braun, personi që ushtronte bullizëm për mua në rrjete sociale në kohën kur isha e shkatërruar. Ai do të ketë të drejtën e të gjithë muzikës që kam shkruar deri tani”,- shkruante këngëtarja mbi video.

kolana e librave

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Justin Bieber, i cili aktualisht menaxhohet nga Braun, duke i dalë atij në mbrojtje.

“Në atë kohë kam menduar se ishte për të qeshur,” shpjegoi ai. “Më pas, kuptova që ishte e pahijshme. Në fakt ishte Scooter personi që më tha që videoja nuk ishte një shaka”, shkruan Bieber.

Justin shton se kjo që po bën Taylor është e tepërt dhe artistja po e kalon cakun.

Ai thekson se kjo nuk është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur gjërat dhe nuk mund të përdorë rrjetet sociale kundër Scooter.

Në fund Bieber shton se ai dhe menaxheri kanë për këngëtaren vetëm dashuri dhe shpreson që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbaj mjete për vetmbrojtje

Edhe Taylor Swift e frikësuar nga fama