Juventusi ka prezantuar zyrtarisht afrimin më të fundit, Aron Ramsay.
Futbollisti anglez la Arsenalin për t’u transferuar te kampionët e Italië. Ai është një afrim shumë i goditur, pasi nuk i ka kushtuar para “Zonjës së Vjetër”.
Ramsey do të marrë numrin 8, një fanellë legjendare për bardhezinjtë. “Princi i Torinos”, Claudio Marchisio, e ka mbajtur mbi shpinë këtë numër.
Termina qui la conferenza stampa di @aaronramsey , a breve il report su https://t.co/0WCF8MKZsH . Ma la giornata di Aaron prosegue. Stay tuned! ?#WelcomeAaron pic.twitter.com/cAc7NbWMLI
— JuventusFC (@juventusfc) July 15, 2019
Ramsey në bisedën e tij e pranoi këtë sfidë dhe shpreson që të bëjë po aq mirë sa Marchisio.
“Doja numrin 8 dhe në momentin që e kuptova se është i lirë e mora. E di që i përket një legjende si Marchisio, nëse bëj po aq mirë sa ai do të isha shumë krenar.”
“Jam i lumtur që jam këtu. Në momentin që e mora vesh se më donin nuk hezitova. Ishte si një ëndërr e kthyer në realitet”, – tha ai ndër të tjera.