MENU
klinika

"Kam marrë letra nga kryeministra të rajonit"

Haradinaj zbulon nëse ka marrë nga Rama

23.07.2019 - 09:16

“Kam marrë shumë letra nga kryeministra të rajonit pas dorëheqjes”, kështu është shprehur Ramush Haradinaj.

Unë kam marrë shumë letra personale prej kryeministrave të rajonit, nuk kam marrë një prej Edi Ramës. Kam marrë prej kryeministrave të tjerë të rajonit shkresa mbështetje, simpatie. Edhe nga personalitete si Presidenti Berisha, po se po, por edhe Presidenti Moisiu, Presidenti Meta ishte vetë këtu. Kam marrë prej Shqipërisë plot porosi përkrahëse, kam dëgjuar zotin Majko, kryetarin Basha… Vetëdija kombëtare e ka bërë të vetën atje. Ata i përcjellin këto tema” tha Haradinaj për T7 në Kosovë.

Ai tha se taksa dhe çështja e kufijve janë ato që e ndajnë me Edi Ramën. I pyetur nëse ndihet përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve me kryeministrin e Shqipërisë ai tha se asgjë nuk ishte personale.

Jam i detyruar të mbroj tërësinë territoriale të Kosovës. Nuk e kam këtë prej qejfit apo prej arrogancës. Unë jam i detyruar me mbrojt Kosovën si agjendë. Unë taksën nuk e kam tregti me Serbinë. Unë taksën e kam me shpëtu (Kosovën) prej ndarjes ose prej “Dodik Republikës”. Unë nuk i kam mbajt këto qëndrime për inat të Edit, Hashimit apo Kadrisë.

Unë besoj që nëse e heq taksën, e ke çel derën për njërin prej dy çmimeve, ndarje ose “Dodik Republikë”. Unë besoj që nëse e mbajmë taksën, ato të dyja nuk janë më temë dhe hapim derën për njohjen. Kaq e thjeshtë është. Kujt nuk i kam borxh në këtë rast që i shërbej këtij besimi” – tha Haradinaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

‘Pa viza, s’ka dialog’

Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’