MENU
klinika

Okazaki hap kapitull të ri

Kampioni i Premier League transferohet në Spanjë

30.07.2019 - 18:06

Malaga ka finalizuar transferimin e sulmuesit japonez Shinji Okazaki, ai ishte lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me Leicester City.

Klubi nga Costa del Sol ka konfirmuar afrimin nëpërmjet platformave në rrjetet sociale pasditen e së martës.

Okazaki është larguar nga King Power Stadium në fund të sezonit pasi i përfundoi kontrata katërvjeçare me anglezët.

Japonezi ishte një nga titullarët e skuadrës së Dhelprave e cila fitoi titullin kampion në vitin 2016.

33-vjeçari ka shënuar 19 gola në 137 paraqitje në Premier League, megjithëse nuk mbahet për golashënues, ai është një punëtor i palodhur i cili jep gjithmonë një rendiment të lartë.