MENU
klinika

Detajet

Kapet trafikanti në Gjirokastër, po kalonte 6 sirianë klandestinë

27.07.2019 - 20:23

Policia e Gjirokastrës ka kapur një trafikant klandestinësh nga Tepelena.

Trafikanti është ndaluar në afërsi të kthesës së fshatit mashkullorë, teksa në automjet kishte gjashtë shtetas sirianë të parregullt, katër meshkuj dhe dy femra, njëra prej të cilave shtatzënë.

Dyshohet se emigrantët klandestinë kanë kaluar kufirin e gjelbër në Kakavijë. Ndërkohë, ky është rasti i dytë brenda dy muajve i kapjes së një trafikanti.

I pari ishte një shtetas irakian që trafikonte klandestinë nga Greqia në Shqipëri, nga kufiri i gjelbër.

jatë muajit korrik policia e kufirit Gjirokastër në bashkëpunim me Frontex ka ndaluar rreth 70 shtetas të huaj nga vendet MENA ( Middle East and North Africa).