MENU
klinika

Deklarata shokuese!

Kastro Zizo jep lajmin e trishtë: Jam me kancer

20.07.2019 - 13:20

Këngëtari Kastro Zizo është gjithnjë i guximshëm në çdo fjalë të tij dhe përherë e më shumë vjen me ‘çudirat’ e tij.

Këtë herë dukej serioz dhe sapo na dha të gjithëve një lajm të keq.

Ai ka dhënë një lajm të trishtë për të gjithë fansat. Nuk dihet nëse këngëtari e ka bërë me seriozitet këtë deklaratë apo në formë shakaje, por ne e dimë se kur vjen puna tek serioziteti, ai çalon pak.

Pak orë më parë, këngëtari ka hedhur një foto me një mace në Instagram, ku deklaron se janë të dy me kancer.

‘JEMI TE 2 ME KANCER djali me lule në kokë Nina balerina’, shkruan këngëtari, ndërkohë ka bërë një tjetër postim në Instastory.

‘Ti ma mposht… Kot fare!… Kishte dy ditë pa ngrënë. Kancer?! Jo m’ka marrë malli’, shkruan Kastro duke i bërë edhe më tepër konfuzë ndjekësit.

I sigurt është fakti se do ishte shumë më mirë që të iishte e gjitha një shaka.