MENU
klinika

E vërteta shokuese

Kastro Zizo sqaron deklaratën e bujshme: Jam me kancer

22.07.2019 - 14:28

Jo me larg se dy apo tre ditë më parë, këngëtari dhe moderatori i njohur Kastro Zizo shokoi ndjekësit e tij në Instagram me një foto ku shkruante se kishte kancer.

Ai ishte së bashku me macen e tij dhe ajo që tërhoqi vëmendjen dhe bëri bujë në media ishte shkrimi që Kastro i kishte vënë fotos:

“Jemi të dy me kancer.”

Në rrjet u përhap menjëherë lajmi se Kastro vuante nga sëmundja e rëndë, ndërsa vetë këngëtari ka vendosur të sqarojë gjithçka ditën e sotme.

Në një postim në Instastory, ai i kundërpërgjigjet të gjithë atyre që donin me të vërtetë që ai të kishte kancer.

“Një kundërpërgjigje ndaj atyre që më donin vërtet me kancer, një emër që duhet respektuar para se t’më bësh shok me të. E gjitha ishte një lojë fënde ndaj rracës së keqe që po rritet.

Nëse vërtetë do kisha kancer dhe do më thonin që i kam dhe nja 6 muaj jetë, hahaha… besomëni që do ishin së paku nja 12 vrasje të pashpjeguara dhe nja 30 të vërtetuara. Kështu që jam shëndoshë e mirë miq. Ju dua.”- shkruan Kastro në postim.

Ah more Kasto, nuk i le ndonjëherë këto ‘shaka’, se për të thënë të vërtetën “na e bëre gjakun ujë”!  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN