MENU
klinika

Më i kërkuari në botë

Kawhi Leonard bëhet me ekip të ri!

08.07.2019 - 18:17

Njeriu i momentit në NBA, dhe ylli i Toronto Raptors në sezonin e fundit, Kawhi Leonard, pritet të firmosë për Los Angeles Clippers, në një prej transferimeve me të bujshme të dekadave të fundit.

Clippers kanë ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe do të synojnë titullin, ndaj përveç Leonard kanë arritur marrëveshjen edhe një tjetër superstar, Paul George të Oklahomas.

Leonard vjen nga një sezon madhështor, ku e udhëhoqi Toronton drejt titullit të parë në NBA.

Tashmë Leonard pritet të firmosë një kontratë monstruoze, me synimin për të udhëhequr drejt titullit ekipin e tretë në karrierë.

Transferimi i tij shënon një epokë të re në basketboll, jo vetëm për Clippers, por për gjithë Los Angeles, pasi Leonard do të ndajë stadiumin dhe famën me rivalët e Lakers, që kanë në gjirin e vet yje si LeBron James dhe Anthony Davis.

Kawhi qëndroi vetëm një vit në Toronto, por premtoi titullin dhe e çoi në Kanada, ndaj largohet me kokën lart. Tre herë Lojtari i Vitit, 2 herë MVP në finale, Leonard ishte njeriu me i kërkuar në treg, pas dëmtimit të rëndë pësuar nga Kevin Durant gjatë finaleve.

Edhe Leonard pati një dëmtim të rëndë në sezonin 2017/18, por u kthye fuqishëm dhe në Toronto zhvilloi sezonin më të mirë në karrierë, me 26.6 pikë për ndeshje, si kurrë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN