Vajza e këngëtarit të njohur, Sabianit, është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar.
Keisi ka marrë vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj dhe kështu ajo ka mbledhur mijëra fansa në profilin e saj në Instagram.
Vetëm 19 vjeçe, ajo tashmë që i është futur botës së muzikës e Keisi duket se ka marrë vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të huajve. Në një postim në Instastory, ajo ka treguar se i ka shkruar Dj me famë botërore, Snake.
Fillimisht, ai i ka dërguar një emoji, ndërsa për “Xing.al”, Keisi ka treguar vazhdimin e bisedës.
“Si po ja kalon dashuri?”- vazhdon ai, teksa i dërgon edhe një tjetër emoji.
Dj Snake është një ndër Dj më të njohur në botë, i cili ka sjellë bashkëpunime të shumta me emrat më të suksesshëm në muzikë.