MENU

"Kampet kineze të përqendrimit"

Keqtrajtimi i ujgurëve nga Kina, ‘njolla e shekullit’

18.07.2019 - 20:07

 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e quajti trajtimin e Kinës ndaj pakicës muslimane ujguriane “njollën e shekullit” dhe e akuzoi Pekinin për nxitjen e vendeve për të mos marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Shtetet e Bashkuara mbi lirinë fetare.

“Kina është shtëpia e një prej krizave më të këqija të të drejtave të njeriut të kohës sonë; është me të vërtetë njolla e shekullit “, tha Pompeo në ditën e fundit të konferencës ndërkombëtare në Uashington.

Pompeo tha se zyrtarët e qeverisë kineze kishin kërkuar të dekurajonin vendet që të mos merrnin pjesë në veprimtarinë tre-ditore që ai kishte pritur, ku morën pjesë 106 vende.

Vërejtjet e Pompeo erdhën një ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump u takua në Shtëpinë e Bardhë me viktimat e persekutimit fetar nga vendet përfshirë Kinën, Turqinë, Korenë e Veriut, Iranin dhe Mianmarin.

Qeveria kineze të enjten kundërshtoi çdo sugjerim se abuzon me të drejtat fetare dhe njerëzore.

“Në Kinë kjo situatë e të ashtuquajturës persekutim fetar nuk ekziston”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Lu Kang në një konferencë për shtyp në Pekin pas ceremonisë së Shtëpisë së Bardhë.

“Ne kërkojmë që Shtetet e Bashkuara të shikojnë drejt politikat fetare të Kinës dhe statusin e lirisë fetare në Kinë dhe të ndalojnë përdorimin e çështjes së fesë për të ndërhyrë në çështjet e vendeve të tjera”.

Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, i cili si Pompeo ka qenë një kritik i fortë i Kinës, tha në të njëjtën conference se bisedimet e vazhdueshme tregtare amerikane me Kinën nuk do të ndikojnë në angazhimin ndaj lirisë së fesë.

Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë tashmë të tensionuara si rezultat i luftës së tyre tregtare, në të cilën Trump ka akuzuar Kinën për praktikat tregtare të padrejta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ligji për ekstradimin drejt Kinës

Hong Kong, mijëra manifestues paqësisht

Tensionohen marrëdhëniet, Teheran-Perëndim

Cisterna iraniane, SHBA lëshon urdhër sekuestrimi

Këshilli i Sigurimit të OKB në alarm

Indi-Pakistan, tensione të forta mes dy fuqive