MENU
klinika

Të gjithë kundër tij

Kërcënime e armiq të rinj për Erdogan

20.07.2019 - 12:17

Pas humbjeve në qytetet kryesore të këtij viti, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tani rrezikon të humbasë më shumë votues, ndërsa ish-aleatët duket se janë në prag të krijimit të partive të reja.

Ish-kryeministri Ahmet Davutoglu dhe ish-ministri i ekonomisë Ali Babaçan kanë bërë të dy deklarata këtë muaj duke kritikuar trajektoren aktuale të Turqisë nën udhëheqjen e Erdogan.Madje qarkullojnë thashetheme se Babacan dhe Davutoglu mund të krijojnë partitë e tyre politike për të sfiduar AKP që ka dominuar politikën turke këtë shekull.

Më 8 korrik, Babacan, dha dorëheqjen nga partia. Ai tha se Turqia kishte nevojë për një “vizion të ri” dhe përmendi “dallime të thella” mbi politikën, duke nënkuptuar se një parti të re ose “përpjekje e re” ishte “e pashmangshme”.

Me inflacionin me dy shifra, me rritjen më të ngadaltë dhe me një lirë të dobësuar, shumë shpresojnë se Babacan do të jetë përgjigja e vështirësive ekonomike të Turqisë dhe një alternativë ndaj Erdoganit.

Dhjetë ditë pas Babacanit, Davutoglu dha një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt në internet në të cilën ai dukej se tregoi se do të ishte gati për të ngritur një parti të re.

Erdogan paralajmëroi Babacanin kundër ndarjes së “ummetit”, duke përdorur fjalën arabe për komunitetin mysliman.

Ekspertët thonë se presidenti nuk do t’i pranojë në mënyrë të qetë këto sfida.

kolana e librave

“Erdogan ka të ngjarë të luftojë çdo kërcënim”, tha Lisel Hintz, asistent profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins.

Ajo vuri në dukje burgimin e udhëheqësit kurd Selahattin Demirtas i cili kundërshtoi me forcë Erdoganin dhe gjykimet e udhëheqësve të shoqërisë civile dhe kundërshtarëve të AKP.

Tani për tani, duket e pamundur që Davutoglu të bashkojë forcat me politikane të tjerë të AKP-së.

Megjithatë, ka patur thashetheme se ish-presidenti dhe bashkë-themeluesi i AKP, Abdullah Gul, mund të vepronte si “kryetar” për një parti të udhëhequr nga Babacan.

Ishte folur se Gul do të konkurronte kundër Erdoganit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, por ai nuk u shfaq.

Sipas Hintz, suksesi i çdo partie të nisur nga Babacan do të “varet nga shkalla në të cilën ajo ofron plane konkrete për të trajtuar problemet ekonomike të Turqisë dhe ndarjet sociale”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN