MENU
klinika

Llojet

Këto stërvitje të thjeshta në shtëpi do tju formojnë trupin në pak kohë

23.07.2019 - 16:22

Dëshironi të keni trupin e ëndrrave, por nuk keni kohë të shkoni në palestër çdo ditë?

Mos u shqetësoni, sot do tju tregijmë një stërvitje të lehtë që do t’ju ndihmojë të tonifikoni dhe të forconi trupin.

Do ju duhet vetem një mur për të filluar shkrirjen e të gjithë yndyrnave shtesë.

Stërvitja e murit përbëhet me tre lëvizje të thjeshta. Bëni këto ushtrime të paktën 3 herë në javë dhe do të vini re rezultatet shumë shpejt.

Ju mund të ushtroni sa herë që të dëshironi dhe kudo që të dëshironi. Sigurohuni që të bëni nxehjen para se të filloni stërvitjen dhe mos harroni të shtriheni sapo të keni mbaruar.

Ushtrimet në mur:

1. Ulje – ngritje

ulje-ngritje ne mur-konica.al
ulje-ngritje ne mur-konica.al

Mbështesni kurrizin në mur dhe kërrusuni pak në gjunjë.

Filloni duke lëvizur lart – poshtë ashtu siç është treguar në figurë. Bëni këtë ushtrim për një minutë.

2. Ngrini këmbët në mur

ngri kembet ne mur-konica.al
ngri kembet ne mur-konica.al

Shtrihuni me shpinë dhe vendosni këmbët tuaja në mur me gjunjë të tendosur.

Përthyeni këmbët dhe pastaj kthehuni në pozicionin e fillimit. Bëni këtë ushtrim për rreth një minutë.

3. Ngjitje

ngjitje-konica.al
ngjitje-konica.al

Filloni në pozicionin e ngjitjes, por me këmbët tuaja në dysheme, siç tregohet në figurë.

Pastaj, sillni këmbën drejt kraharorit . Përsëriteni me të dyja këmbët për rreth një minutë.

4. Ushtrime për krahët

ushtrime per krahet-konica.al
ushtrime per krahet-konica.al

Qëndroni në pozicion vertikal shtytjeje kundër murit. Filloni të bëni bëni shtytje me krahë për rreth një minutë.

5. Ushtrime për të pasmet

ushtrimet per te pasmet-konica.al
ushtrimet per te pasmet-konica.al

Shtrihuni në shpinë me një këmbë drejt dhe me një tjetër në mur me gjunjë të tendosur.

Filloni të ngrini trupin ngadalë nga dyshemeja dhe bëni këtë ushtrim për rreth një minutë.