MENU
klinika

"Njerëzit bëjnë gabime, por..."

Khloe Kardashian flet për Tristian: Nuk mund ta urrej

18.07.2019 - 15:59

Një nga ndarjet më të bujshme të vitit ishte ajo e Khloe Kardashian dhe partnerit të saj, Tristan Thompson.

Ata kanë një vajzë së bashku dhe u ndanë pasi u zbulua se ky i fundit e tradhtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga ndarja e çiftit, në rrjetet sociale ende po qarkullojnë postime rreth tyre.

Një postim të fundit e ka bërë DeMarko Gage, i njohur si ylli i rrjeteve sociale, teksa thotë se Khloe e urren ish-të dashurin e saj. “E di që Khloe e urren Tristanin por vajza e tyre po duket sikur ai”, ka shkruar ai.

“Pse mund ta urrejë një njeri kur më ka ndihmuar të bëjmë një engjëll? Njerëzit bëjnë gabime por nuk mund t’i urresh. Jam shumë e zënë duke e rritur dhe mbrojtur vajzën time. E ëmbla True gjithmonë ka qenë si babai i saj. Ajo është e bukur”.

Ndëkohë erdhi dhe kjo replikë nga Khloe, e cila thotë se nuk mund të urrejë njeriun me të cilin e ka sjellë në jetë një engjëll si True.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kylie fajëson Tristan për atë që ndodhi

Khloe Kardashian, ende mendon për Tristan?