Në muajin maj të këtij viti, Kim Kardashian u bë nënë për herë të katërt.
Ndryshe nga herët e tjera, Kim zgjodhi që vogëlushin të mos e bëjë shumë pjesë të mediave dhe deri më tani nuk kishte publikuar ende një imazh të plotë të tij.
Por, së fundmi ajo vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj një foto shumë të ëmbël të Psalm,
Në foto vogëlushi shfaqet mjaft i ëmbël teksa buzëqesh para aparatit.
Kjo foto ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët e krahasojnë vogëlushi me motrës së tij, Chicago. Ata shprehen se dy fëmijët e vegjël të Kim kanë të njëjtat tipare dhe duket sikur kanë lindur nga e njëjta nënë.
Psalm tani është 2 muajsh dhe duket sikur koha për të ka ecur shumë shpejt, madje as Kim nuk e beson dot se kur ai u rrit.