MENU
klinika

Akuzat për 'kampet e përqendrimit'

Kina: Po kërkojnë të ndajnë vendin

22.07.2019 - 10:27

Rajoni i largët veriperëndimor i Xinjiangit është një pjesë “e pandashme” e Kinës pavarësisht nga përpjekjet e ekstremistëve për të shtrembëruar historinë dhe faktet në një përpjekje për të ndarë vendin, tha qeveria kineze në një dokument të botuar vonë të dielën.

Qeveria tha në një letër të botuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit,  se “forcat armiqësore brenda dhe jashtë Kinës, sidomos separatistët, ekstremistët fetarë dhe terroristët, janë përpjekur të ndajnë Kinën dhe ta thyejnë atë duke shtrembëruar historinë dhe faktet”.

Pekini është akuzuar për persekutimin e ujgurëve, me të paktën një milion që besohet të jenë të ndaluar në atë që Kina këmbëngul se janë qendra profesionale që synojnë reduktimin e përhapjes së ekstremizmit islamik.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e quajti të enjten trajtimin e Kinës ndaj pakicës së Ujgurëve “njollën e shekullit”.

kolana e librave

Letra e qeverisë tha se Xinjiang ka qenë pjesë e Kinës që nga dinastia Han në shekullin e tretë dhe njerëzit e saj dhe kulturat etnike janë formuar nga një proces i gjatë migrimi dhe integrimi.

Aty thuhej gjithashtu se Islami nuk ishte sistemi indigjen ose i vetmi besim i Ujgurëve, por u imponua nga zgjerimi i Perandorisë Arabe dhe se “teokracia” dhe “supremacizmi fetar” ishin një tradhti që duhej kundërshtuar.

“Forcat e huaja armiqësore dhe forcat separatiste, fetare ekstremiste dhe terroriste që kanë bashkërenduar për të shtrembëruar historinë … do të lihen mënjanë nga historia dhe populli”, shkruante letra.