MENU
klinika

"Nuk zbatohen kontratat"

Klima e biznesit, KE kritika Shqipërisë

13.07.2019 - 13:27

Në raportin e publikuar sëfundmi, Komisioni Evropian ka shprehur rezerva në lidhje me klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Në raport, KE thekson se kuadri makro-fiskal i programit të reformave ekonomike është pak optimist.

Në lidhje me uljen e borxhit kërkohet një qasje më strategjike.

Raporti i publikuar nga KE ngre si shqetësim mungesën e mbështetjes për sipërmarrjen dhe zbatimin e kontratave.

Diagnostikimi mbi pengesat strukturale përqendrohet në qasjen në financa, pronësinë e tokës bujqësore, rregullimin e biznesit, dhe lehtësimin e tregtisë. Megjithatë, ajo nuk mbulon çështje si diversifikimin e prodhimit bazë, të drejtat pronësore, mbështetjen e sipërmarrjes dhe zbatimin e kontratave”, thuhet në raport.

Shërbimet e ulëta të ofruara nga pushteti vendor.

Reformat ekonomike dhe dhe modernizimi i shërbimeve publike të punësimit i përgjigjen sfidave, por ritmi i tyre duhet të jetë i qëndrueshëm. Masat për mbrojtjen sociale bën nuk adresojnë kapacitetet e ulëta dhe burimet e njësive të qeverisjes vendore. Tre masat e reja në fushën e arsimit nuk janë zhvilluar mjaftueshëm dhe duket se trajton çështjet strukturore vetëm pjesërisht”, nënvizohet në raport.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcohen rregullat

Mashtrimi me bizneset pasive