Këshilli i i Lartë i Prokurorisë ka caktuar kryeprokurorët në prokuroritë e Shkodrës dhe Përmetit
KLP caktoi Brahim Dragjoshin drejtues të përkohshëm të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodёr dhe Asllan Bajramaj drejtues të përkohshëm të Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Përmet.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Përmetit Hysen Keta, për shkak se ai kishte shfaqur probleme me pasurinë.
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë kë vendosur të caktojë një drejtues të përkohshëm të Prokurorisë së Përmetit. Me 7 vota pro është miratuar caktimi i përkohëshëm në detyrën e drejtuesit të kësaj Prokurorie Asllan Bajramaj.
Bajramaj ka qenë në krye të Prokurorisë së Përmetit në vitin 2016.