MENU
klinika

Tifozi racist

Klubi i Premier League merr vendimin ekstrem

30.07.2019 - 18:17

Nëse ka diçka që nuk tolerohet te Chelsea, ai është racizmi. Konfirmimi për këtë vjen nga vendimi i fundit i klubit londinez që ka dhënë një dënim ekzemplar për një prej tifozëve të tij.

Në ndeshjen e sezonit të shkuar në Premier League mes Chelsea dhe Manchester City, tifozi përdori thirrje raciste në dëm të sulmuesit kundërshtar Raheem Sterling.

Në atë kohë, çështja u bë shumë mediatike, ndërsa edhe policia nisi një hetim, që u mbyll pa asnjë penalizim për tifozin.

Por ndryshe nga autoritetet, Blutë e Londrës vijuan një tjetër hetim të brendshëm të bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në stadium.

Përfundimi ishte i hidhur për tifozin që nuk mund të hyjë në “Stanford Bridge” për të ndjekur ekimin e zemrës gjatë gjithë jetës së tij.