MENU
klinika

Zgjedhjet në Kosovë

Koalicion parazgjedhor? Fatmir Sejdiu tregon vijat e kuqe

31.07.2019 - 13:15

“LDK duhet të shkojë e vetme në zgjedhje”, kështu është shprehur ish-presidenti i Kosovës dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Sejdiu theksoi se LDK duhet t’i fitojë zgjedhjet vet, por asnjëherë nuk përjashtohet nevoja për të pasur koalicione me parti të caktuara me të cilat afrohet në programe.

BERLIN – MAY 06: Kosovo President Fatmir Sejdiu arrives at Bellevue Palace on May 6, 2010 in Berlin, Germany. Sejdiu is on an official visit to Germany. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

“Mund të jetë edhe AAK por edhe subjektet tjera. Nuk mund të them cilat do të jenë përparësitë, por kjo varet nga ajo çfarë del nga bisedimet”, tha ai.

Sejdiu ka thënë se në bazë të mësimeve të nxjerra nga zgjedhjet e fundit parlamentare, vështirë se mund të bëhen koalicionet parazgjedhore.