MENU
klinika

"Koka" e njohur e '97-ës

Arrestohet në Durrës trafikanti

10.07.2019 - 09:02

Një 48-vjeçar, pjesë e grupit kriminal të Dritan Dishës, Agron Disha është arrestuar mesditën e sotme, pas muajsh në kërkim.

Disha ishte mes 83 të arrestuarve në Itali në një operacion, pjesa më e madhe shqiptarë, (shumica e tyre sot nuk jetojnë më) që merreshin me trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Siç shkruajnë mediat italiane, gjithçka ka nisur në vitin 1997-2000. Koka e këtij krupi ishte Dritan Disha, një emër i njohur në botën e krimit, i vrarë në vitin 2000 dhe për këtë është dënuar Plaurent Dervishaj, por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi.

Pas arrestimit, Disha pritet të ekstradohet në Itali, aty ku gjykata e Partos më 26 qershor të 2019 e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim.

Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim ”.