MENU
klinika

6 vite e dëmtuar

Komentatori i famshëm bën gjestin e madh për luftëtaren!

30.07.2019 - 19:20

Komediani i mirënjohur i cili është edhe komentatori kryesor i UFC, Joe Rogan, ka bërë një gjest të mrekullueshëm.

Ai do të financojë trajtimin e një luftëtareje e cila ka vite që vuan nga gjuri.

Miriam Nakamoto, e cila herën e fundit ka luftuar në organizatën Invica, ka gjashtë vite që vuan nga një dëmtim në gju.

Tani ajo ka zbuluar mesazhet me Rogan, i cili është i gatshëm t’i paguajë trajtimin me vlerë 30,000 dollarë.