Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani postuan foto dhe video nga udhëtimi i tyre në Marok, dhe kësaj radhe u shfaqën hapur që ishin bashkë.
Por, nuk kanë munguar ngacmimet nga kolegia dhe mikesha e tyre e ngushtë, Xhemi Shehu e cila ngacmon Eduartin lidhur me Arbana Osmanin.
Xhemi Shehu: Kur do kthehesh?
Eduart Grishaj: A do me të sjellë gjë?
Xhemi Shehu: Zhaden.
Eduart Grishaj: Po deshe Lukasin se Zhade është e zënë.
E gjithë biseda vërtitet rreth Arbanës, por nuk është mjaftuar vetëm Xhemi. Edhe ndjekësit ‘e ngacmojnë’ regjisorin lidhur me moderatoren.
” Fotografia qenka profesioniste,”- shkruan një ndjekëse.
Por, edhe këtij komenti Eduart Grishaj ka preferuar t’i kthejë një përgjigje: “Ku e dallove aman”.
Menduat se mbaruam? Prisni, se kemi prapë…
Arbana ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq , me detaje të bardha, të shoqëruar me një buzëqeshje të ëmbël.
Fotoja ka marrë komente të shumta komplimentuese nga fansat dhe ai që bie më shumë në sy është i Eduartit.
Regjisori duket i mahnitur nga kjo foto dhe nuk ngurron t’ja thotë publikisht.
“Më e bukura e Marokut”,- shkruan Eduarti.
Epo ne na duket sikur nuk ka më vend për spekulime, gjërat janë shumë të qarta, sepse çifti duket të jetë një çift i lumtur dhe shumë të dashuruar me njëri tjetrin…