MENU
klinika

Vendimi

Konkurrenca do të monitorojë tregun e celularëve!

08.07.2019 - 20:41

Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka vendosur të mbajë nën monitorim për 6 muaj tregun e telefonisë celulare dhe paralelisht t’i japë disa rekomandime Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP).

Kjo më së shumti lidhet me një dokument të AKEP, i cili është nxjerrë për konsultim në prill të këtij viti nën titullin “Analizë tregu e telefonisë celulare për tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare, përfshirë terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare.

Duke pasur parasysh këtë dokument dhe debatet e gjera që e kanë shoqëruar atë, si dhe situatën e përgjithshme të tregut, Konkurrenca ka kërkuar nga AKEP që përpos analizës së tregut me shumicë të realizojë edhe një analizë të tregut të pakicës të telefonisë celulare.

Po kështu AKEP-it i është kërkuar të vendosë nën rregullim tarifat e shërbimeve celulare me pakicë për ndërmarrjen me fuqi të ndjeshme në treg(FNT), sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9918/2008 të njëkohshme me tregun me shumicë të akses-origjinimit, për nxitjen e konkurrencës efektive në këtë treg, pa pritur rezultatet e rregullimit të tarifave të tregut të akses – origjinimit.

“Të bëjë rregullimin e tarifave me pakicë për operatorin me FNT dhe duhet të adresojë problemet e evidentuara nga analiza e tregut e AKEP, si: i. on-net vs off-net në mungesë të masave të rregullimit të tarifave të shumicës për terminimin e thirrjeve. Tarifat standarde jashtë ofertave janë shumë të larta” vlerëson Konkurrenca.

Së treti AKEP duhet të bëjë krijimin e lehtësirave për hyrjen në treg të MVNO-ve (ofrues të shërbimeve mobile virtuale), duke vendosur detyrime të qarta për ndërmarrjen me FNT për akses dhe interkoneksion dhe përdorimin e përbashkët të faciliteteve të rrjetit.

Duke sjellë në vëmendje një hetim paraprak në këtë treg të zhvilluar nga Konkurrenca, ky autoritet ka nënvizuar se AKEP duhet të kryejë analiza për zhvillimin dhe orientimin drejt kostos së tarifave standarde të aplikuara për përdoruesit me parapagesë, që përdorin tarifat standarde jashtë ofertave për operatorët me fuqi të ndjeshme në këtë treg.

Në finale Konkurrenca ka kërkuar që AKEP të vendosë në në dispozicion të gjithë dokumentet që zotëron lidhur me abuzimin e mundshëm me Pozitën Dominuese ose sjelljet e koordinuara të përshkruar në dokument. “Ky informacion do të mundësonte hapjen ose jo të procedurave hetimore të parashikuara në Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar” vlerëson AK.

Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit