Është konstituar sot Keshilli i ri i Bashkisë Patos pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Këshilli i ri i Bashkisë Patos ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij, ku kanë marrë mandatet 19 keshilltarë , nga të cilët 18 kanë marrë mandatin nga PS dhe 1 këshilltar nga PSD.
Nuk është paraqitur 1 këshilltar nga PDS dhe një anëtare e PS është dorëhequr, duke bërë jo të vlefshëm këto mandate.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Patos është zgjedhur nëpërmjet votimit Kreu i ri i Këshillit të Bashkisë Patos si dhe sekretaret.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Bashkisë ka zgjedhur edhe anëtarët për këshillit e Qarkut Fier. Në mbledhjen e sotme gjithashtu ka kryer betimin edhe Kryebashkiakja e Patosit për një mandat të tretë Rajmonda Balili.
Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të këshillit të Bashkisë Patos kanë qenë edhe Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruci si dhe deputetë të PS të qarkut Fier.