19.07.2019 - 13:18
Gjykata e Shkodrës ka lënë sot të lirë 2 inspektorët e arrestuar dy ditë më parë, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv.
Mësohet se Bledar Plori dhe Isa Mandija u lanë të lirë me garanci pasurore. Ky vendim u dha nga gjyqtari Hasan Selimi.
Sakaq, sot në seancë dy të ndaluarit kanë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Plori dhe Mandija dy inspektorë taksash në Bashkinë e Shkodrës, u arrestuan dy ditë më parë në Shkodër, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Sipas të dhënave arrestimi është bërë për shkak të një skeme korrupsioni me bizneset në plazhin e Velipojës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Arrestohen për korrupsion pasiv