19.07.2019 - 09:36
KPK ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano.
Pas vlerësimit të bërë nga KPK, rezultoi se prokurori Çano i kalon tre kriteret për vettingun.
Në seancën dëgjimore Çano është vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës.
Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk ka gjetur kontakte të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës me persona me lidhje me krimin e organizuar, duke rekomanduar përshtatshmërinë e tij për vazhdimin e detyrës.
Për profesionalizimin, Çano është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria e Përgjithshme.