MENU
klinika

Suksesi kthehet ndërkombëtar...

Krah Cardi B, Luana nominohet për çmim në New York!

13.07.2019 - 17:04

Luana Vjollca vjen çdo ditë me surpriza. Edhe këtë herë na habiti me super lajmin që na dha. Ajo duket mjaft entuziaste dhe me të drejtë.

Në 10 nëntor të këtij viti, do të mbahet eventi i rëndësishëm në New York, i cili mban emrin ‘Dolce Vita Awards’.

Ndarjet e çmimeve në këtë organizim shumë të veçantë kanë protagonistë artistë nga e gjithë bota, të cilët përzgjidhen dhe nominohen për të fituar çmime të ndryshme.

Mes emrave si Cardi B, Faydee, etj, është nominuar edhe bukuroshja shqiptare, Luana Vjollca.

Ajo pritet të vlerësohet me çmim në eventin që mbahet në nëntor duke përfaqësuar Shqipërinë. Ka qenë vetë Luana ajo që e ka publikuar këtë lajm duke treguar entuziazmin e saj.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim me padurim suksesin e rradhës të Luanës.