MENU
klinika

Armët bërthamore

Kriza me Iranin, Kina fajëson SHBA-në

08.07.2019 - 15:52

Irani ka kaluar limitin e uraniumit të pasuruar të vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, duke shënuar herën e dytë në një javë që shkel marrëveshjen bërthamore të 2015.

Behrouz Kamalvandi, zëdhënësi i agjencisë bërthamore, konfirmoi se Teherani kishte pasuruar uraniumin përtej limitit prej 3.67 për qind që marrëveshja lejon, duke shkuar në 4.5 për qind, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA.

Më 1 korrik, Irani kaloi kufirin e rezervave të uraniumit të lejuar nga marrëveshja dhe zyrtarët të dielën u zotuan të respektojnë përsëri angazhimet e tyre çdo 60 ditë përveçse nëse Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia e mbronin atë nga sanksionet ndëshkuese të vendosura nga SHBA pas tërheqjes së saj.

Një ditë pasi zyrtarët amerikanë kërcënuan Iranin me “sanksione dhe izolim” të mëtejshëm, disa nga vendet e tjera që janë pjesë të marrëveshjes akuzuan Uashingtonin për përshkallëzimin e krizës që ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e marrëveshjes.

“Faktet tregojnë se ngacmimi i njëanshëm tashmë  po përkeqësohet”, tha Geng Shuang, zëdhënës për ministrinë e jashtme të Kinës, në një konferencë shtypi në Pekin të hënën.

kolana e librave

“Presioni maksimal i ushtruar nga SHBA për Iranin është shkaku kryesor i krizës bërthamore iraniane”, tha ai.

Moska gjithashtu fajësoi Uashingtonin dhe premtoi të vazhdojë përpjekjet diplomatike për të shpëtuar marrëveshjen, me Dimitri Peskov, zëdhënës i Kremlinit, duke thënë të hënën: “Rusia synon të vazhdojë dialogun dhe përpjekjet në frontin diplomatik.

Në Teheran, Abbas Mousavi, zëdhënës i ministrisë së jashtme të Iranit, tha se ndërsa Irani vlerësoi përpjekjet e disa kombeve për të shpëtuar marrëveshjen, ajo nuk ka “asnjë shpresë e as besim tek askush, as në ndonjë vend”.

“Por dera e diplomacisë është e hapur,” u tha Mousavi të hënën gazetarëve, duke shtuar se Emmanuel Bonne, një ndihmës i lartë për presidentin francez Emmanuel Macron, kishte planifikuar të vizitonte kryeqytetin iranian në ditët e ardhshme.

Çështja bërthamore është vetëm një aspekt i një konfrontimi më të gjerë midis Uashingtonit dhe Teheranit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen