MENU
klinika

Ndryshohet brava e derës

Kryebashkiaku i ri i Kavajës hyn në zyrë

30.07.2019 - 17:16

Kryebashkiaku i ri i Kavajës Redjan Krali është futur sot në ambientet e Bashkisë.

Policia bashkiake ka hapur sot derën e bashkisë.

Dera u mbyll nga zyrtarët e bashkisë pas përfundimit të orarit zyrtar.

Ndërsa ish-kryebashkiaku Isa Sakja dhe mbështetësit e tij janë larguar nga zyrat, pas përfundimit të orarit zyrtar të punës.

Për të bërë të mundshme hyrjen më lehtë në institucion të kreut të ri të Bashkisë së Kavajës, do të ndryshohet brava e derës.