MENU
klinika

U ekzekutua nga policia serbe

“Ku është Mentori?”, fjala e fundit e 16 vjeçares kosovare

20.07.2019 - 15:23

“Para 29 vjetëve, më 1 shkurt 1990, gjatë demonstratave kundër represionit shtetëror, u vra nga policia serbe 16 vjeçarja Ylfete Humolli. Dëshmitarët thonë se fjalët e vetme të saj para se të jepte shpirt ishin: “Ku është Mentori?”

Mentori ishte vëllai i saj 13 vjeçar që gjithashtu po protestonte atë ditë. Mentori e Ylfetja ishin prototipi i një brezi që nuk pati kurrë fëmijëri sepse ata u rritën para kohe nga tymi i gazit lotsjellës.

Nëntë vite më vonë, Mentori do ta vishte uniformën e UÇK-së dhe në moshën 23 vjeçare do të vritej në Betejën e Koshares.

Sot, në fshatin Lupç, buzë lumit Llap, janë dy varre-lapidare që përjetësojnë kujtimin për motrën dhe vëllain të rënë për liri. Lavdi!”

"I dashur Artur, mendohu për të gjitha dhe më shkruaj!"

Letra e Joana Shopenhauer drejtuar të birit Artur Shopenhauer

Helena Kadare sot feston ditëlindjen

Ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare

Dëshmitë e 3 ditëve të lirisë

“Revolta e Spaçit”

Kjo është intervista e fundit e tij

89 vjet nga lindja e Leonard Cohen

Myftar Cubi sjell punimet e tij në Muzeun Kombëtar

Aktorët shqiptarë në mozaik