MENU
klinika

"Është eliminuar gara në parti!"

Kundër 30 Qershorit/ Dade: I kam kërkuar Ramës të largohet!

01.07.2019 - 17:17

Një nga figurat më të rëndësishme në tre dekada në Partinë Socialiste, Arta Dade, e ka kundërshtuar me forcë procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjatë shkëmbimit të opinioneve në Këshillin e Ambasadorëve, Arta Dade pohoi se kryeministri Edi Rama dhe mbështetësit e tij kanë instaluar sjellje që nuk kanë qenë fare identitet i selisë rozë.

Ajo mes tjerash thekson se ndihet mirë personalisht pasi i ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të largohet.

Më tej Arta Dade shton faktin se nepotizmi është bërë pjesë e sistemit, ndërsa shton se gara në parti është eliminuar.

Arta_Dade-konica.al

“Ndjehem mirë personalisht që i kam kërkuar të largohet.

Keqardhje për një forcë politike që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës e të Rilindjes që sollën në PS vese e praktika nga të cilat ne bënim kujdes të mbroheshim ndaj kundërshtarit.

Ata që janë konformuar me të në një shkallë më të vogël kanë ngritur nepotizmin në sistem, kanë pranuar eliminimin e garës në parti, kanë heshtur për interesat e tyre meskine.

Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama”-theskon Dade, e cila i përgjigjet një mesazhi të Shpëtim Çaushit.