Ata janë pa dyshim motrat më të njohura e më të përfolura të showbizit. “Keeping Up With The Kardashians”.
Jemi tani tek Kylie, e cila pasi hodhi në treg linjën e re të kozmetikës, që mban dhe emrin “Kylie Skin”, Kylie Jenner ka nisur udhëtimin e verës me vajzat e linjës së re, si dhe mikeshën e saj të ngushtë, Anastasia Karanikolaou.
Mirëpo, edhe pse ka nën kontroll gjithçka, Kylie-t i ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm në Instagram. Në foton e publikuar me shoqen me saj më të mirë, ku dy vajzat shfaqen me fustane të ngushtë pas trupit, ka një lumë komentesh që e akuzojnë për photoshop.
Në fakt, këmba e shoqes së Kylie-t duket shumë e hollë në foto, gjë që i ka shtyrë ndjekësit t’i kërkojnë 21-vjeçares ta lërë photoshop-in.
“S’mund t’i duroj dot më këto photoshop-ime. Ju jeni të bukura pavarësisht gjithçkaje. Hiq dorë nga photoshop-i.”
“Do të vij ta kontrolloj më vonë këtë, për të parë nëse këmbët e vajzave janë shkarkuar plotësisht.”
“Ky editimi i këmbëve…”- janë disa prej komenteve, ndërsa Kylie ende nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këto akuza.
Epo vajza jeni shumë të bukura, për çfarë ju duhet fotoshopi?