MENU
klinika

Vendos Nike

LeBron apo Davis? Ja ‘padroni’ i numrit 23 tek Lakers!

13.07.2019 - 18:05

Sponsorët janë më të fortë së kushdo, pasi paratë që ata hedhin në sport diktojnë rregullat.

Madje ata janë më të fortë edhe se LeBron James.  Basketbollisti më i mirë në NBA, që luan me Lakers, është detyruar të përulet para tyre.

“King James” nuk do të dorëzojë fanellën me nr.23 te shoku i tij i ri i skuadrës Anthony Davis, që ashtu si ai mban të njëjtin numër.

Sipas ESPN, ka qenë firma e njohur sportive NIKE ajo që ka ndaluar me çdo kusht LeBron James të heqë dorë nga numri 23 për të mbajtur fanellën me nr.6.

Ashtu sikurse pat bërë disa vite më parë, kur u transferua nga Cleveland te Miami.

NIKE ka kohë që ka nisur nga prodhimi i fanellave të reja të skuadrës së Lakers, ku LeBron mban numrin 23, ashtu sikurse edhe vjet.

Madje ato fanella janë hedhur edhe në treg dhe një ndryshim i numrit do të thoshte miliona dollarë humbje.