MENU
klinika

"Ishte ëndrra ime"

Ledri Vula tregon pengun më të madh të jetës

28.07.2019 - 17:16

Ledri Vula është padyshim një prej reperëve më të talentuar e të pëlqyer për publikun shqiptar, sidomos për vajzat.

Ai i ka dhuruar publikut tonë shumë hite ndër vite, hite të cilat i dëgjojmë në të gjitha ambientet. Mirëpo Ledi paska një peng në jetë dhe tani e mësuam.

Reperi ka zbuluar së fundmi pasionin e tij për futbollin.

Fillimisht futbolli paska qenë dashuria e tij, por nuk ka mundur të regjistrohet te ‘2 Korriku’ e kjo për arsye se ishte mbushur numri. Edhe pse tani ai merret me sport për qejf, kryesisht basketball, futbolli paska qenë peng jete për Ledrin.

“Më pas fillova me basketboll dhe më hyri shumë në zemër”, tregoi Ledri gjatë intervistës.

Ne të gjithë e dimë se ai njihet si një adhurues i këtij sporti dhe kujtojmë se po ashtu ai është nënkryetar i KB të Prishtinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E tha me gojën e tij...

Ledri Vula do që të bëhet baba…

Komenti epik i Blerim Destanit...

Ledri fotoshop? E ëma e nxjerr zbuluar!