MENU
klinika

Ndërtimi në tokat bujqësore

Lehtësohet procesi, konvertim automatik nga tokë arë

02.07.2019 - 16:58

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar disa ndryshime ligjore, që lehtësojnë procesin e marrjes së lejes së ndërtimit apo zhvillimit të tokës bujqësore, duke përcaktuar konvertimin automatik nga tokë arrë në tokë truall.

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli argumentoi se kjo do të shmangë konfliktin institucional, që deri më tani ka sjellë vonesa apo refuzime të panevojshme.

Ndërkaq, komisioni hodhi poshtë propozimin e qeverisë për zgjatjen e afatit të dhënies së lejes së ndërtimit nga 60 ditë kalendarike në 60 ditë pune.

Deputeti Ilir Beqaj deklaroi se nuk është i nevojshëm një zgjatje afati, duke propozuar afatin e ri prej 45 ditësh. Me 8 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, komisioni miratoi propozimin e deputetit.

Paralelisht, komisioni miratoi edhe projektligjin që i hap rrugë investimit të 42 mln eurove në drejtim të furnizimit me ujë dhe në disa nga fshatrat turistikë në bregdet, sikurse janë Borshi, Jala, Livadhi, Qeparoja apo Vunoja.