MENU
klinika

Parizienët lëvizin në merkato

Leonardo merr tek PSG ‘sherrxhiun’ e Chelsea!

14.07.2019 - 13:01

Paris Saint Germain po kërkon të përmirësojë mesfushën dhe drejtori sportiv, Leonardo po mbyll të gjithë takimet për transferimin e Tiemoue Bakayoko në Paris.

Mesfushori i Chelsea, ishte një vit i huazuar tek Milan, por aty nuk qëndroi për shkak të sherrit që krijoi brenda grupit, por edhe për shkak të pamundësisë së klubit italian për të paguar kartonin e tij.

Tashmë “Goal.com” ka bërë me dije se mesfushori do të kalojë tek PSG për një sezon në formë huazimi, kusht të cilin ai e ka pranuar vetëm që të luajë me kampionët e Francës.

Në një intervistë para pak kohësh Bakayoko e pranoi hapur se dëshiron që një ditë të luajë me PSG-në: “Një ditë do të më pëlqente të luaja në Paris.

Nuk mund ta fsheh se do të ishte një arritje e madhe për mua dhe familjen time, ne jemi parisien të vërtetë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN