MENU
klinika

"Shqipëria e 2019 nuk është ajo e 1913"

Letër SHBA dhe BE, vjen përgigjja e parë për Ademin

09.07.2019 - 12:58

Letrës së kryebashkiakes Voltana Ademi në Shkodër drejtuar SHBA-ve dhe vendeve të BE-së i ka ardhur përgjigjja e parë.

Përmes një reagimi në Twitter, ambasadori i Austrisë Johann Sattler i është përgjigjur Ademit duke i thënë se është i hapur për diskutime.

Nga ana tjetër, Sattler thekson se Shqipëria e 2019 nuk është Shqipëria e 1913, kohë kur për të vendosnin fuqitë e mëdha.

Sattler thotë se shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë.

Të hapur për të diskutuar por 2019 nuk është 1913. Shqipëria synon të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy palë. Sezoni i konfliktit duhet ndjekur nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me një mendje të qetë”, shkruan ambasadori në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kushti im i vetëm është..."

Voltana Ademi letër ambasadorëve

Ankohen banorët e Grudës

Voltana Ademi lë një fshat pa ujë