MENU
klinika

Pas sulmit me 53 viktima

Libia mund të mbyllë qendrat e emigrantëve

04.07.2019 - 16:56

Qeveria e Libisë po shqyrton mbylljen e të gjitha qendrave të emigrantëve pas një sulmi ajror që vrau 53 vetë.

Brenda natës forca ajrore e gjeneralit Khalifa Haftar sulmoi kryeqytetin libian, Tripoli, duke sulmuar aeroportin ndërkombëtar.

Një raport humanitar i OKB-së tha se kishte dy sulme ajrore në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, një që goditi një garazh të pabanuar dhe një që goditi një vend që strehonte rreth 120 refugjatë dhe emigrantë.

“Ka prova që pas sulmit të parë, disa refugjatë dhe emigrantë u qëlluan nga rojet ndërkohë që përpiqeshin të shpëtonin”, tha raporti i OKB.

OKB ka akuzuar forcën e udhëhequr nga Haftar pë sulmin. Haftar nisi një sulm ushtarak në kryeqytet më 4 prill në një përpjekje për të rrëzuar GNA, të cilën ai pretendon se është mbështetur nga terroristët dhe islamistët.

Ministri i brendshëm i GNA, Fathi Bashagha tha të enjten se zyrtarët e tij po diskutonin për mbylljen e të gjitha qendrave të paraburgimit dhe për lirimin e refugjatëve dhe emigrantëve për sigurinë e tyre.

Në OKB në Nju Jork, diplomatët amerikanë bllokuan një lëvizje për të ngritur një hetim të pavarur mbi përgjegjësinë për sulmet ajrore. Ata thanë se nuk mund të mbështesin ende një deklaratë të hartuar nga Britania.

BE dhe agjencitë e OKB-së në Libi, Britani dhe Itali kanë qenë duke bërë thirrje për një hetim të sulmit të së mërkurës.

Ekziston një ide se forcat ajrore të Haftarit ishin përgjegjëse për sulmet.

Emiratet e Bashkuara Arabe, që mbështesin Haftarin, mohuan se po furnizonin  me armë Ushtrinë Kombëtare Libiane në kundërshtim me sanksionet e OKB-së.

OKB-ja tha të mërkurën: “Aktorët humanitarë kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se kthimi i refugjatëve dhe emigrantëve në brigjet e Libisë dhe mbajtja e tyre arbitrare në zonat e pasigurta i vendosën këta burra, gra dhe fëmijë në rrezik të madh pikërisht për llojin e tragjedisë që ndodhi natën e kaluar. “