MENU

Nga Financial Times

Liderët e rinj të BE, skeptikë për Brexit

11.07.2019 - 18:38

Një ekip i ri drejtues i BE është duke u përgatitur për zyrat në Bruksel. Shanset që ata do të mbështesin Brexit në Mbretërinë e Bashkuar të udhëhequr nga Boris Johnson ose Jeremy Hunt janë disi joekzistente.

Ursula von der Leyen, kandidatja për presidente të Komisionit Europian, u tregua e ashpër vitin e kaluar rreth Brexit. Ajo e quajti atë një “flluskë të mbushur me premtime… fryrë nga populizmi… kështjella në ajër “.

Dy vjet përpara se të bëhej ministre e mbrojtjes e Gjermanisë në vitin 2013, Von der Leyen foli për “Shtetet e Bashkuara të Evropës” të modeluara në sistemet federale të Gjermanisë, Zvicrës dhe SHBA.

Kjo e bën atë një objekt dyshimi të thellë në mesin e partisë konservatore britanike. Megjithatë, ashtu si shumica e politikanëve gjermanë që nga bashkimi i vendit të saj në vitin 1990, ajo kërkon një Europë të bashkuar politikisht.

Von der Leyen paralajmëroi në prill se një Brexit pa marrëveshje do të ishte “fillimi më i keq i mundshëm” për marrëdhënien afatgjatë të BE me Mbretërinë e Bashkuar që Berlini dëshiron.

Von der Leyen tha të mërkurën se ishte e hapur për zgjatjen e afatit të Brexit: “Nëse Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për më shumë kohë, unë mendoj se kjo është rruga e duhur.” Ajo i tha një deputeti britanik: “Edhe pse unë ende shpresoj të qëndroni, është në interesin tonë që ti t’i zgjidhim gjërat”.

Pikëpamjet e saj janë më ‘të buta’ se ato të Charles Michel, kryeministrit të Belgjikës. Ai do të zëvendësojë Donald Tusk si kreu i Këshillit Evropian. Lidhur me Brexit Michel tha në shkurt se midis  Brexit pa marrëveshje dhe një marrëveshjeje të keqe, ai preferonte Brexit pa marrëveshje.

Michel duket më i ashpër se Tusk, i cili, ashtu si shumica e liderëve të Evropës Qendrore dhe Lindore, ishte e shqetësuar nga votimi i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2016 për t’u larguar nga BE. Si president i këshillit, Tusk mbështeti një zgjatje të afatit të Brexit, ndoshta duke shpresuar për anullimin e vendimit të Britanisë së Madhe.

Përgjithësisht, liderë e BE janë me mendimin se marrëveshja e tërheqjes e rënë dakord me Theresa May në nëntor të vitit të kaluar nuk mund të ndryshohet.

Megjithatë, nëse parlamenti britanik kalon këtë marrëveshje, udhëheqësit e BE mund të ofrojnë për të zgjeruar periudhën e tranzicionit të Mbretërisë pas Brexit pas vitit 2022, siç argumenton Mujtaba Rahman i Euroasia Group.

Megjithatë, ka patur shumë më shumë respekt për politikanët britanikë në Evropë sesa për Johnson dhe Hunt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koha për ta ndryshuar

Evropës i mungojnë lideret femra

Pas 60 vitesh dominimi mashkullor

Më në fund BE pak ‘rozë’

Nominohet ministrja gjermane e mbrojtjes

Mikja e Merkel në krye të Komisionit Europian?